Anti-korrupsioni u kërkon funksionarëve të zgjedhur t’i respektojnë detyrimet kushtetuese dhe ligjore
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit u bën thirrje funksionarëve të zgjedhur, t’i respektojnë parimet, obligimet dhe ndalesat e përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave, Ligjin për deputetë, Ligjin për kuvendin dhe Kodin Zgjedhor.
Përmes një kumtese pas përfundimit të zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, KSHPK përkujtoi disa parime kushtetuese siç janë mospërputhja e funksionit të kryetarit të Qeverisë dhe ministrit me kryerjen e funksioneve ose profesioneve tjera publike.
Nga atje, përkujtojnë Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave me të cilin ata kanë obligim ta respektojnë parimin e integritetit, përkatësisht detyrimin gjatë kryerjes së funksionit t’i kushtojnë vëmendje konfliktit së interesave, ndërsa gjatë kryerjes së autorizimeve dhe detyrave publike nuk guxojnë të udhëhiqen nga interesat personale, familjare, fetare, partiake dhe etnike, as nga presionet dhe premtimet e eprorëve ose të ndonjë personi tjetër.
KSHPK rikujton se personi i zgjedhur apo i emëruar gjatë kohëzgjatjes së mandatit është i detyruar të respektojë rregullat për papajtueshmërinë e detyrës që ushtron me funksione apo veprimtari të tjera të përcaktuara në Kushtetutë dhe ligje.
“Funksioni i presidentit të Republikës, kryetarit të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, ministrit, deputetit, anëtarit të këshillit, kryetarit të komunës, gjykatësit, prokurorit publik, avokatit publik, avokatit të popullit dhe funksioneve tjera të zgjedhura ose të emëruara nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ose organet e vetëqeverisjes lokale janë të papajtueshme me njëri-tjetrin”, thonë nga atje.
Duke shtuar se personave të zgjedhur dhe të emëruar, funksionet e të cilëve kryhen në mënyrë profesionale, marrëdhënia e punës së tyre qëndron në përputhje me ligjin.
Ata kujtuan edhe Ligjin për deputetët e Maqedonisë së Veriut, sipas të cilit funksioni i deputetit është i papajtueshëm me funksionin e presidentit, kryeministrit, ministrit, gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese, gjykatësit, avokatit të popullit, prokurorit publik dhe bartësve të tjerë të zgjedhur dhe emëruar nga Kuvendi dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me një anëtar të këshillit të komunës dhe kryetarin e komunës, gjegjësisht të qytetit të Shkupit dhe punonjësit e punëve profesionale dhe administrative në organet e administratës shtetërore.
Në lidhje me Ligjin për Kuvendin, nga atje theksuan se funksioni i deputetit është i papajtueshëm me kryerjen e funksioneve ose profesioneve tjera publike, të përcaktuara me ligj.
Nga Kodi Zgjedhor bëjnë me dije se funksioni i deputetit, anëtarit të këshillit dhe kryetarit të komunës është i papajtueshëm me funksionin e presidentit të Republikës, kryeministrit, ministrit, Gjykatësit, prokurorit publik, avokatit të popullit, avokatit publik dhe me bartës të tjerë të funksioneve të zgjedhur ose emëruar nga Kuvendi dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
“Duke marrë parasysh të gjitha ligjet e lartpërmendura, Komisioni Shtetëror thekson se Kushtetuta dhe ligjet e Maqedonisë së Veriut duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët e shtetit, duke përfshirë funksionarët aktual dhe ata të mëparshëm, prandaj thirren personat që janë në funksione më të larta shtetërore dhe ushtrojnë kompetenca publike, për detyrimin e respektimit të parimeve të ligjshmërisë dhe integritetit”, qëndron në kumtesën e KSHPK-së.
Nga atje shtojnë se mos respektimi i të gjitha detyrimeve dhe ndalimeve të lartpërmendura sjell ndërprerjen e mandatit të funksionarëve të zgjedhur, në përputhje me nenin 6 paragrafi 1 pika 3 e Ligjit për Kuvendin, nenin 8 paragrafi 1, pika 3 e Ligjit për deputetët dhe neni 152 paragrafi 1, pika 3 e Kodit Zgjedhor. Njëkohësisht,e njëjta paraqet kundërvajtje për të cilën në pajtim me nenin 105 paragrafi 1 alinea 1 e Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit shqiptohet sanksion i caktuar kundërvajtës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Raporti i Komisionit Evropian: Shqiptarët nuk i besojnë më njëri-tjetrit
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu…
Klekovski: Spitalet në Shtip, Manastir dhe Tetovë ose do të trajtojnë me terapi biologjike ose nuk ka nevojë për reparte onkologjike që nuk funksionojnë
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Kapet në Kolumbi tropojani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës