LAJMI I FUNDIT:

Antarktida po copëtohet: Pamja e kontinentit të ngrirë do të ndryshojë tërësisht (Foto/Video)

Antarktida po copëtohet: Pamja e kontinentit të ngrirë do të ndryshojë tërësisht (Foto/Video)

Shkëmbi i akullt Larsen C do të mbetet pa më shumë se 5 mijë kilometra katrorë, nëse e qara vazhdon të “zgjerohet”, thonë shkencëtarët në Universitetin e Swansea.

Një ajsberg i madh, apo më mirë thënë një nga më të mëdhenjtë me madhësi sa shteti amerikan Delaware, Ishujt Karaibe apo Trinidad dhe Tobago, do të shkëputet nga Antarktida, kanë bërë të ditur shkencëtarët, transmeton Telegrafi.

E qara në shkëmbin e akullt Larsen C, që gjatë viteve të fundit është zgjeruar dalë ngadalë, raportohet se gjatë muajit të kaluar është rritur në mënyrë dramatike në 18 kilometra.


Tani ajo është e gjatë mbi 80 kilometra, dhe që ky ajsberg të ndahet plotësisht kanë mbetur vetëm 20 kilometra largësi, paralajmërojnë ekspertët.

Ky ajsberg do të “ndryshojë rrënjësisht pamjen e Antarktikut”, kurse pas kësaj do të mund të vinte deri tek qarja e mëtejshme e Larsen C.

Shkëmbinjtë e akullt janë zona në skaje të një ajsbergu, notojnë nëpër det dhe kanë trashësi prej qindra metrash.

Shkencëtarët frikësohen se shkëputja e tyre nga kontinenti i ngrirë do të mund të përshpejtonte rrëshqitjen e akullit në drejtim të detit duke marrë parasysh ngrohjen globale, që në fund do të rezultonte me rritjen e nivelit të deteve nëpër botë.

Gjatë viteve të fundit kanë ndodhur disa shkëputje të shkëmbinjve të akullt në pjesën veriore të Antarktidës, duke përfshirë Larsen B, që është zhdukur në vitin 2002. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron të

Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Serbia
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin

Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin "do të na vrasë të gjithëve"

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Amerika
Kalo në kategori