LAJMI I FUNDIT:

Rovena Stefa ankohet në Big Brother VIP Kosova: Muzika më la pa u martuar e pa krijuar familje

Rovena Stefa ankohet në Big Brother VIP Kosova: Muzika më la pa u martuar e pa krijuar familje
Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Këngëtarja e njohur Rovena Stefa ka ndarë së fundmi disa detaje të veçanta rreth karrierës së saj muzikore dhe ndikimit që kjo ka pasur në jetën e saj personale.

Në një bisedë me Gjestin, ajo ka rrëfyer për përkushtimin e saj të madh ndaj muzikës dhe sakrificat që kanë ardhur si rezultat i këtij dedikimi.

Rovena pranoi se karriera e saj e pasur dhe angazhimi i pandërprerë në muzikë kanë ndikuar që ajo të mos gjejë kohë për të ndërtuar një jetë familjare.


Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të flejnë së bashku
Lexo po ashtu Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të flejnë së bashku

“Nuk kam arritur të martohem dhe të krijoj familje sepse i jam përkushtuar shumë, po shumë muzikës,” u shpreh këngëtarja, duke treguar se suksesi shpesh kërkon edhe sakrifica personale.

Ajo gjithashtu ndau disa mendime mbi preferencat e saj për një partner të mundshëm në të ardhmen, duke lënë të kuptohet se nuk e përjashton mundësinë e krijimit të një lidhjeje.

Pavarësisht këtyre sfidave, Rovena mbetet një ndër zërat më të njohur dhe të vlerësuar në skenën muzikore, duke dëshmuar se përkushtimi ndaj pasionit mund të jetë një udhë e veçantë, por e pasur me arritje dhe suksese. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Magazina
Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Magazina
Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Magazina
Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Magazina
Kalo në kategori