Një palë syze të rrumbullakëta me ngjyrë blu, dhënë nga John Lennon një burri që po vizitonte Abbey Road Studios, do të dalin në shitje.

Syzet e stilit John Lennon, të cilat iu dhuruan burrit në vitin 1968, pritet të kushtojnë 3000 funte (deri në 3500 euro).


Një koleksion fotografish të realizuara në studiot e famshme të regjistrimit të muzikës, duke përfshirë disa të shkrepura ditën e fotosesionit për kopertinën e albumit të The Beatles duke ecur nëpër një vendkalim zebrash, janë gjithashtu në shitje, shkruan BBC.

lennon 1

Artikujt do të shiten në ankand më 31 korrik në Farleigh Golf Club në Surrey.

Një zëdhënës i Catherine Southon Auctioneers & Valuers tha se syzet iu dorëzuan një burri, i cili ishte me të dashurën e tij, nga vetë Lennon.

Beatles 1

“I riu pa syzet e shtrira në piano dhe shkoi t'i merrte, por e dashura e tij e atëhershme i tha t'i linte, për të cilën Lennon u përgjigj, 'është në rregull, ai mund t'i marrë ato', thanë ata.

Koleksioni i 33 fotografive bardh e zi të realizuara në Abbey Road do të shitet me të drejtën e autorit për rreth 200 deri në 300 funte ( rreth 350 euro).

Ai përfshin imazhe të Paul McCartney, George Harrison, George Martin dhe Ringo Starr. /Telegrafi/