Këngëtarja Anjeza Shahini ka kohë që tashmë nuk është shumë aktive në muzikë, kjo për arsye se pas martesës, ajo është shpërngulur për të jetuar në Britaninë e Madhe.

Sido që të jetë Anjeza vazhdon të mbetet origjinale dhe e pëlqyer nga publiku, këtë gjë më së miri e vërtetojnë edhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale.


Së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku ka treguar se është vizituar nga e ëma, e cila ka shkuar në Londër enkas për të takuar të bijën.

“Dashuri e pastër, vajza e mammit”, kanë qenë fjalët e Anjezës në foton e postuar me mamanë./Telegrafi/