Anisa Veseli është tashmë një personazh që ka marrë vëmendje të madhe që me paraqitjen në Big Brother VIP Kosova.

E veç kësaj, ajo është aktive edhe në rrjete sociale ku ndan imazhe e postime të ndryshme.


Këngëtarja këtë herë ndau një video ku shihet në uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Foto: Screenshot/Instagram

“Pas 26 viteve unë arrita të kem veshjen që babai im e përfaqësoi atdheun”, ka shkruar ajo.

Anisa theksojmë se qëndroi për rreth një muaj në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Foto: Screenshot/Instagram

Gjatë asaj kohe u komentua tejet shumë për mënyrën se si e zhvilloi lojën brenda.

Fitues sivjet vlen të ceket se u shpall boksieri Drilon Rama. /Telegrafi/