LAJMI I FUNDIT:

Anija e parë private kozmike ndërpret misionin një javë pas uljes në Hënë

Anija e parë private kozmike ndërpret misionin një javë pas uljes në Hënë

Anija kozmike amerikane, Odysseus ka ndaluar misionin, një javë pasi “theu këmbën” dhe u përmbys pranë polit jugor hënor.

Misioni i landerit të Intuitive Machines, Odysseus, ka zgjatur më shumë sesa priste kompania pasi ai përfundoi në anën me komunikim të kufizuar diellor.

Por, besohet se ai ka gjasa të zgjohet për dy deri në tre javë të tjera, nëse i mbijeton natës së ftohtë hënore.


“Natën e mirë, Odie. Shpresojmë të dëgjojmë përsëri nga ti”, tha kompania përmes një postimi në X, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Përpara se të ndalonte misionin, Odysseus dërgoi atë që Intuitive Machines e quajti “transmetim lamtumire”.

Ndryshe, Intuitive Machines me bazë në Houston, ishte kompania e parë private që zbarkoi një anije kozmike në Hënë. Vetëm pesë vende kanë arritur ta bënin këtë gjë që nga vitet 1960, duke përfshirë Japoninë.

Anija kozmike kreu gjashtë eksperimente për NASA-n, e cila pagoi 118 milionë dollarë për udhëtimin.

NASA i sheh këta zbarkues privat si mundësi e mirë për hapjen e rrugës për astronautët e tjerë që pritet të shkojnë në Hënë brenda disa viteve të tjera.

Deri para Odysseusit, zbarkimi i fundit i SHBA-së në Hënë ishte nga Gene Cernan i Apollo 17 dhe Harrison Schmitt në vitin 1972. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Serbia
Kalo në kategori