Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Malit të Zi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Tre Luanët janë mysafirë të malazezëve në takimin e dytë të vlefshëm për Grupin A, i cili zhvillohet në Podgorica City Stadium nga ora 20:45.


Ekipi i drejtuar nga Gareth Southgate synon fitoren e radhës në kualifikime pas asaj ndaj Çekisë me rezultat 5-0.

Në anën tjetër, vendasit malazez kanë barazuar në ndeshjen e parë ndaj Bullgarisë dhe synojnë rezultat pozitiv para tifozëve të vet.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Mali i Zi: Petkovic; Stojkovic, Savic, Simic, Tomasevic; Marusic, Ivanic, Vukcevic, Vesovic; Beqiraj, Mugosa;  Anglia: Pickford; Walker, Keane, Maguire, Rose; Rice, Dele, Barkley; Hudson-Odoi, Sterling, Kane.

anglia

/Telegrafi/

telegrafi sport app