LAJMI I FUNDIT:

Anglia po e shkatërron Iranin pas 45 minutave të para

Anglia po e shkatërron Iranin pas 45 minutave të para

Anglia po e shkatërron Iranin pas 45 minutave të para në ndeshjen e Grupit B në ‘Katar 2022’.

Tre Luanët i kanë shënuar tre gola në pjesën e parë duke dominuar nga fillimi e deri në fund të saj.

Ishte super talenti Jude Bellingham që realizoi golin e parë në minutën e 35-të me kokë pas një asistimi nga Luke Shaw.


Tetë minuta më vonë Bukayo Saka u shërbye në zonë nga Harry Maguire dhe realizoi një gol të bukur për 2-0.

Ndërkohë në minutën e 46-të, Harry Kane asistoi te Raheem Sterling që shënoi për 3-0.

Anglezët tani janë shumë pranë fitores së parë dhe tre pikëve të para në Kupën e Botës. /Telegrafi/

https://twitter.com/killgaspar/status/1594688194284503040?s=20&t=lmqgeGH3pnA3KIkMOYpusA

https://twitter.com/LDNFootbalI/status/1594689102753955841?s=20&t=lmqgeGH3pnA3KIkMOYpusA