Anglia pa vështirësi mposht si mysafirë Malin e Zi

Anglia ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë kualifikuese për kampionatin evropian të vitit 2020.
Anglezët triumfuan si mysafirë në stadiumin e Podgoricës kundër Malit të Zi me rezultat 5:1.
Të parët realizuan vendasit, por që qysh në 45 minutshin e parë "Tre luanët" e përmbysën disavantazhin.
Golin për malazezët e mesfushori Marko Vesovic, i cili realizoi gol në të 18 minutë.
Por, më pas në fushën folën vetëm mysafirët, ku fillimisht realizoi Michael Keane në të 30 minutë.
Nëntë minuta më vonë golin e epërsisë për anglezët e shënoi Ros Barkley, gjashtë minuta para përfundimit të pjesës së parë.
Po i njëjti lojtar që i solli epërsinë mysafirëve realizoi edhe golin e dytë personal, të tretin për anglezët në të 60 minutë.
Anglezët nuk u ndalën me kaq pasi që realizuan edhe golin e katërt në të 71 minutë pas një pasimi të Raheem Sterlingut.
Ky i fundit realizoi edhe golin e pestë për mysafirët nëntë minuta para përfundimit të takimit mes këtyre dyja kombëtareve.
Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu ndeshja përfundoi 5:1 në dobi të bardhekuqve.
Theksojmë se në këtë grup, Kosova zë pozitën e tretë me një pikë të fituar kundër Bullgarisë.
Pas kësaj, Anglia zë vendin e parë të renditjes tabelore me gjashtë pikë në grupin A, gjersa Mali i Zi është i treti me një pikë. /Telegrafi/





















































