LAJMI I FUNDIT:

“Anglia mund ta fitojë Evropianin”

“Anglia mund ta fitojë Evropianin”

Ish-trajneri i kombëtares së Anglisë, Sven-Goran Eriksson beson se Anglia mund ta fitojë Kampionatin Evropian në Francë, por ka theksuar se shpreson që mediat të mos bëjnë shumë presion në ekipin e Roy Hodgsonit.

Pritshmëritë kanë qenë gjithmonë të mëdha te kombëtarja e Anglisë, por që nga Evropiani i viti 1996, kur kishte arritur në gjysmëfinale, ajo nuk ka arritur të shkojë më lartë se çerekfinalja në një turne të madh, transmeton Koha.net.

“Presioni gjithmonë ka qenë i lartë te kombëtarja e Anglisë, në çdo turne të madh. Por, në këto dy vitet e fundit presioni mendoj se është zvogëluar mjaft shumë”.


“Ata kanë një ekip shumë të talentuar, shumë lojtarë të rinj. Shpresoj të mos kenë shumë presion, dhe mendoj se do ta kenë një shans. Kualifikimet ishin shumë të mira, pse jo edhe Evropiani të mos jetë i tillë”, ka thënë Eriksson për Omnisport.

Anglia është në Grupin B dhe do të përballet me Uellsin, Rusinë dhe Sllovakinë, kurse të martën luan miqësoren e radhës kundër Holandës. Mbrëmë Anglia mposhti kampionin e botës, Gjermaninë.

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera
Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori