LAJMI I FUNDIT:

Angellovska-Bezhoska: Me transparencë më të madhe deri në efektivitet më të madh të politikës monetare

Angellovska-Bezhoska: Me transparencë më të madhe deri në efektivitet më të madh të politikës monetare

Komunikimi i bankave qendrore është i rëndësishëm jo vetëm për transparencë dhe llogaridhënie, por edhe për ruajtjen e besueshmërisë, nga e cila varet zbatimi i suksesshëm i politikës monetare. Sa më mirë të kuptohen vendimet dhe masat, aq më shumë subjektet ekonomike do të sillen në mënyrën e pritshme dhe aq më lehtë do të arrihet qëllimi i bankave qendrore, tha guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezloska në ligjëratën që e mbajti në kuadër të Programit të biznes-liderëve.

“Është e rëndësishme të informohemi qartë për vendimet monetare, arsyet e tyre dhe rreziqet kryesore, në mënyrë që të mund të veprohet mbi pritshmëritë dhe sjelljet e subjekteve ekonomike, dhe rrjedhimisht mbi efektivitetin e politikës monetare. Gjatë shpalljes së vendimeve të politikës monetare, është e rëndësishme të shpjegohet sa më mirë dhe pse janë marrë ato, pasi është e rëndësishme të kuptohen faktorët kryesorë nga të cilët varet politika monetare aktuale dhe e ardhshme. Me një kuptim më të mirë të procesit të marrjes së vendimeve monetare nga opinioni i gjerë, aktivitetet e politikës monetare monitorohen dhe vlerësohen më efektivisht”, tha Angellovska-Bezhoska.

Mënyra se si komunikojnë bankat qendrore ka pësuar ndryshime të mëdha, veçanërisht në dhjetë vitet e fundit, pas krizës financiare globale. Përveç transparencës dhe hapjes më të madhe ndaj komunikimit, ka ndryshuar edhe mënyra se si bankat qendrore shprehen në fjalimet e tyre. Në kuadër të këtyre ndryshimeve veçohet shembulli i Bankës Qendrore Evropiane, e cila që nga fillimi i krizës financiare globale e ka fokusuar komunikimin e saj në qëndrimin e ardhshëm të politikës monetare.


Banka Popullore informon se në periudhën e kaluar janë bërë përpjekje të konsiderueshme në rritjen e sasisë dhe cilësisë së komunikimit me opinionin, gjë që ka rritur transparencën dhe efektivitetin e politikave monetare. Vëmendje i kushtohet edhe edukimit financiar.

Lidhur me çështjen e mandateve të bankës qendrore, Angellovska-Bezhoska tha se në dekadën e fundit ka një trend global të zgjerimit të mandateve për të përfshirë më shumë synime, veçanërisht stabilitetin financiar, zgjerimin e detyrave para së gjithash në fushën e edukimit financiar dhe mbrojtjes së konsumatorëve, si dhe zgjerimi i instrumenteve të bankës qendrore.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kalo në kategori