Angellov: Nga 40 zjarre në 24 orët e fundit, në këtë moment aktivë janë nëntë

Gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 40 zjarre në ambient të hapur, prej të cilave në këtë moment nëntë janë aktivë, pesë nën kontroll, ndërsa 26 janë shuar, informoi sot drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) Stojanço Angellov.
Theksoi se zjarre aktive ka në komunën Makedonski Brod mes fshatit Tazhevë, fshatit Breznika dhe në drejtim të Jasenit, në komunën Probishtip në afërsi të fshatrave Zelenigrad dhe Jamishtë, si dhe në afërsi të fshatit Barbarevë e Poshtme, në komunën Plasnicë mes fshatit Plasnicë dhe fshatit Latovë, në komunën e Demir Hisarit dhe Ohrit në malin Ilin, në komunën e Zelenikovës ndërmjet Smesnicës, Strahojadicës dhe Gradovcit, në komunën e Ohrit ndërmjet Koselit, Volinos dhe Openicës, në komunën e Studeniçanit afër fshatit Vreqicë, si dhe në komunën e Novosellës afër fshatit Badilen.
“Zjarret te fshatrat Negrevë, Presekë, Tatomir, Greshnicë dhe Patetinë janë vënë nën kontroll”, tha Angelov dhe shtoi se janë shuar në komunën e Sveti Nikollës afër Dollnos dhe Gjugjancit të Epërm, komunën Nagoriçan i Vjetër afër fshatrave Malotino dhe Zhegljan, në komunën e Likovës afër fshatrave Sllupçan, Llojan, Vaksincë dhe Mateç, në komunën e Radovishit në rrugën Tocko Andonov, komunën e Bogovinës afër fshatit Sedlarcë e Epërme, në komunën e Vinicës, komunën e Gostivarit afër fshatit Debreshtë, komunën e Strugës afër fshatit Lozhan, si dhe në rrugën Strugë – Kalishtë, në komunën e Dibrës në afërsi të fshatit Blatë dhe Spas, në komunën e Kërçovës afër fshatrave Zajas, Mamudovc dhe Pashinë e Poshtme, komunën e Ohrit, komunën e Sarajit afër fshatit Krushopek i Poshtëm, Semenishtë, Ramnishtë dhe Kopanicë, në qendër të Shkupit nën Kalanë afër selisë të KOM-it, në fshatin Studeniçan, komunën Shuto Orizarë në rrugën Guadalajara, në komunën Petrovec afër fshatit Rzhaniçin, si dhe në komunën e Butelit afër fshatit Luboten.
“Të reshurat, të cilat janë lokale nuk na ndihmuan askund. Kosel në këtë moment është nën kontroll. Ka mjaftë resurse në terren”, deklaroi drejtori i QMK-së, Angellov.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri