LAJMI I FUNDIT:

Angellov: Në disa raste zjarret shkaktohen nga shkëndijat e telave në shtylla

Angellov: Në disa raste zjarret shkaktohen nga shkëndijat e telave në shtylla

“Në disa raste është konstatuar se zjarret janë shkaktuar nga shkëndijat mes telave në shtylla apo largpërçues, për ç’shkak në rrjedhë është përpunimi i kërkesës drejt EVN-së për t’i kontrolluar sistemet e tyre për distribuim të energjisë elektrike”.

Kështu informoi sot në konferencë për shtyp drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojançe Angellov.

Ai shtoi se më pas këto shkëndija bien të tokë, ndërkaq mjafton vetëm një prej tyre që të shkaktojë zjarr, duke cekur se dje në rajonin e Kumanovës ka pasur edhe dëshmitarë të cilët kanë parë shkëndija në tela.


“Gjatë ditës së djeshme unë isha në vendin e disa zjarreve. Në rajonin e Kumanovës kemi dëshmitarë të cilët panë shkëndija në tela. Zjarri në Bugosllovec është shkaktuar nga shkëndijat në tela dhe kemi dëshmitar okular i cili kur kanë rënë shkëndijat menjëherë ka vrapuar në vendin e ngjarjes, por thjeshtë ka qenë i pafuqishëm, sepse zjarri po përhapet me shpejtësi shumë të madhe për shkak të vegjetacionit të thatë dhe erërave që vazhdimisht po fryjnë”, tha Angellov.

Ai theksoi se në këtë moment po e përpunojnë këtë kërkesë drejt EVN-së, në mënyrë që të tentojnë çdoherë kur të marrin paraqitje të tillë, të ndërmarrin atë që nevojitet.

Lidhur me pyetjen se sip o zhvillohet evakuimi i banorëve, ai theksoi se evakuimi është lënë i fundit, sepse në këtë moment nuk ka shtëpi të rrezikuara.