Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, shquhet për paraqitjet e saj tërheqëse para fansave në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo publikoi disa fotografi të reja në rrjetin social Instagram, ku shfaqej mjaft atraktive në të zeza.


Ajo pozoi me një fustan të shkurtër të zi, i cili në disa pjesë anësore të tij kishte edhe material transparent.

angela martini 15321732718101974391611653528571017558515772n e1614275136260

“Më pëlqen ta mbajë të thjeshtë”, shkroi modelja e njohur në mbishkrimin e fotografive, duke bërë kështu të ditur që i pëlqen thjeshtësia.

Linjat atraktive të trupit, buzëqeshja e lehtë dhe sharmi i saj, bën që shumë prej ndjekësve të saj, të mos i kursejnë pëlqimet dhe komentet e shumta për të në Instagram.

angela martini 1536971612551809227411301862493181311413359n

Angela përndryshe prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshortin e saj, Draos Savulescu.

Ajo njihet si një prej modeleve më të suksesshme shqiptare, me një ndjekje prej afro gjysmë milion njerëzish vetëm në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/