LAJMI I FUNDIT:

Android 6.0 në vetëm 2.3 për qind të pajisjeve

Android 6.0 në vetëm 2.3 për qind të pajisjeve

Google i ka lëshuar shifrat e fundit të shpërndarjes së versioneve të ndryshme të sistemit operativ Android, dhe numrat mbulojnë periudhën deri në 7 mars 2016.

Versioni i fundit i platformës mobile të Google – Android Marshmallow është rritur që prej muajit të kaluar.


Versioni i fundit i sistemit operativ mobil të Google, Android Marshmallow është tani në 2.3% të pajisjeve që bazohen në këtë sistem operativ dhe kjo është një rritje prej 1,2% për qind në krahasim me muajin e kaluar.

Android Lollipop tani është në 36.1 për qind të pajisjeve, ky është versioni më i madh i Android në pajisjet e ndryshme për momentin.

Më pas, ky version është i pasuar nga Android Kitkat që është në 34.3 për qind të telefonave dhe tabletëve.