Sipas prokurorëve, influencuesi kontrovers britanik, Andrew Tate, është akuzuar për trafikim njerëzor dhe përdhunim në Rumani.

Tate - së bashku me të vëllanë Tristan, Luana Radu dhe Georgiana Naghel - janë aktualisht në arrest shtëpiak pasi u ndaluan nga viti i kaluar.


Njësia e prokurorisë kundër krimit të organizuar (DIICOT) 'urdhëroi ngritjen e aktakuzës' ndaj katër të pandehurve për vepra, duke përfshirë: 'krijimin e një grupi të organizuar kriminal, trafikimin e personave dhe përdhunim’.

72082087 12213997 Notorious misogynist Andrew Tate pictured in April and his broth a 8 1687256475952 Foto: AP

Të katër ata u mbajtën në paraburgim policor nga 29 dhjetori deri më 31 mars përpara se një gjykatë e Bukureshtit t'i vendoste në arrest shtëpie.

Andrew Tate është akuzuar gjithashtu për përdhunimin e një prej viktimave, ndërsa vëllai i tij, Tristan, është akuzuar për nxitje të të tjerëve në dhunë.

Gjyqi nuk do të fillojë menjëherë.

72082269 12189983 image a 10 1686662942880 Foto: Getty Images

Sipas ligjit rumun, çështja dërgohet në dhomën paraprake të gjykatës, ku një gjykatës ka 60 ditë për të inspektuar dosjet e çështjes.

Vëllezërit Tate, ish-kikboksierë që kanë kombësi amerikane dhe britanike me miliona ndjekës në internet, janë të dyshuarit e profilit më të lartë që do të dërgohen në gjyq në Rumani për trafikim njerëzor.

72082965 12189983 image a 13 1686663508777 Foto: AP

Prokurorët kanë thënë se vëllezërit Tate rekrutuan viktimat duke i joshur dhe duke pretenduar në mënyrë të rreme se duan një lidhje ose martesë.

Javën e kaluar, DIICOT njoftoi se vëllezërit po hetoheshin për akuza më të rënda për trafikim njerëzor.

70248733 12189983 A Lamborghini seized in the case against Tate is towed away in B a 12 1686663484345 Foto: AP

Zyrtarët thanë se dyshja - së bashku me dy të dyshuarat e tjera femra rumune - po hetoheshin për trafikim njerëzor në formë të vazhdueshme, duke thënë se ishte një krim më i rëndë sesa akuza të veçanta trafikimi.

Sipas ligjit rumun, trafikimi i të rriturve dënohet me burgim deri në 10 vjet. /Telegrafi/

Screenshot 9 34 Foto: CNN