LAJMI I FUNDIT:

Andrej Zhernovski do të jetë zv.ministër i Punëve të Jashtme

Andrej Zhernovski do të jetë zv.ministër i Punëve të Jashtme

Ish-kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, do të jetë zv.ministri i ri i Punëve të Jashtme, njofton TV Telma.

Zhernovski ka qenë deputetë për nëntë vite (tre mandate) deri në vitin 2013 kur u bë kryetar i Komunës Qendër. Në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar ai tërhoqi kandidaturën si i pavarur, duke kaluar në radhët e PLD-së, parti e cila ishte në koalicion me LSDM-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jozyrtarisht, zv.ministër do të bëhet edhe deputeti i LSDM-së, Petar Atanasov, i cili pritet të merr vendin e Arbër Ademit të BDI-së në Ministrinë e Arsimit, për të cilin thuhet se tani do të kalojë në postin e ministrit në po të njëjtin dikaster.


Ndërsa ministrja aktuale e Arsimit, Renata Deskoska do të kalojë në krye të Ministrisë së Drejtësisë, e cila është pa udhëheqës pas dorëheqjes së Bilen Salijit të BDI-së.

Robert Allagjozovski do të largohet nga Ministria e Kulturës, pasi kjo ministri i është dhënë Lëvizjes Besa të Afrim Gashit, ndërsa flitet që ministri i ri i Kulturës do të jetë Asaf Ademi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori