LAJMI I FUNDIT:

Andonov: Spaskvoski sjell vendime të njëanshme në MPB

Andonov: Spaskvoski sjell vendime të njëanshme në MPB

Zv. ministri plotësues i punëve të brendshe, Oliver Andonov, deklaroi në konferencë shtypi se edhe pas të gjithë paralajmërimeve të tija për shkelje drastike të rregullativës ligjore dhe procedurave juridike në MPB, ministri Spasovski vazhdon me zbatimin e agjendës së tij partiake, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, kjo agjendë nënkupton shkelje të normave elementare ligjore në bazë të të cilave funksionon MPB-ja. Në lidhje me ankesën e dërguar në Komisionin shtetëror për pengimin e korrupsionit, Andonov sqaron se i ka përfshirë të gjitha aktet me të cilat, sipas tij, vërtetohet korrupsioni në vendimet e njëanshme të Spasovskit për shpërndarje dhe gradime, pas sjelljes së vendimit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme nga ana e Kuvendit.

Andonov thekson se asnjë vendim nuk është nënshkruar nga Spasovski dhe vetë Andonovi, edhe pse Ligji për qeverinë e parasheh një gjë të këtillë.


Në lidhje me sigurinë në vend, Andonov tha se gjithçka është në rregull dhe se situata është stabile./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Kalo në kategori