Andi Zeqiri vazhdon me gola te Genk
Andi Zeqiri ka shënuar gol në sfidën që u mbyll 1-1 mes Gent dhe Genk, xhiro kjo e cila ishte e vlefshme për javën e dhjetë në elitën e futbollit belg.
Zeqiri shënoi në minutën e 63-të një gol mjaft të bukur për t’i dhënë avantazhin Genkut.
Ai e bëri këtë duke shfrytëzuar një dalje jo të mirë të portierit vendas pas një kundërsulmi ‘vrasës’ të mysafirëve.
Ky ishte goli i dytë për Zeqirin në këtë edicion të ri të garave në Belgjikë, teksa kujtojmë që ky është sezoni i tij debutues me fanellën e gjigantit belg.
Zeqiri u transferua tek Genk pas një aventure me Baselin në Zvicër me klubin belg që bleu përfundimisht kartonin e tij nga Brighton për shumën e 3 milionë eurove./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























