Genk ka fituar derbin ndaj Royale Union me rezultat 2-0 si mysafir ku njëri nga golat e shënoi Andi Zeqiri.

Sulmuesi shqiptar që përfaqëson Zvicrën debutoi me klubin e ri me të cilët nënshkroi këtë javë.


Zhvillohej minuta e 17-të kur Andi Zeqiri arriti të shënojë për 1-0.

Ai për këtë paraqitje u vlerësua nga SofaScore me notën 7.12

377423679 1314387919450908 1293499709856476942 n

Në 77 minuta sa luajti ai ishte afër golit dy herë, por në të vetmen gjuajtje në kuadrat shënoi.

Zeqiri kishte 28 prekje të topit, ndërsa nga 16 pasime nëntë i kishte të sakta. /Telegrafi/

telegrafi sport app