LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti shpreh gatishmërinë që ta marrë drejtimin e Brazilit

Ancelotti shpreh gatishmërinë që ta marrë drejtimin e Brazilit

Carlo Ancelotti është lidhur rregullisht me një largim nga posti i trajnerit të Real Madridit gjatë 12-18 muajve të fundit, qoftë nga dëshira e tij apo shkarkimi.

Për momentin, ai po vazhdon në ‘Santiago Bernabeu’ ani pse italiani nuk pritet që të qëndrojë më gjatë se sa kontrata e tij aktuale e cila skadon në verën e vitit 2026.

Për shumë muaj mes viteve 2022 dhe 2023, Ancelotti ishte lidhur fortë me stolin e kombëtares së Brazilit.


Ai në fund e refuzoi interesimin e tyre për të nënshkruar një kontratë të re me Real Madridin, por tani që Brazili ka ndarë rrugët me Dorival Junior, kjo mundësi pritet të krijohet sërish.

Sipas një raportimi nga Relevo, tashmë është Ancelotti ai i cili është i gatshëm të bëjë i pari hapin në këtë drejtim.

64-vjeçari është i hapur që të marrë drejtimin e Brazilit, ndonëse kjo do të ndodhte vetëm në rast se ai shkarkohet nga Real Madridi.

Diçka e tillë mund të ndodhë në fund të sezonit në rast se ‘Los Blancos ‘ përfundojnë pa fituar ndonjërën prej La Ligas, Ligën e Kampionëe apo Kupën e Mbretit.

Ylli i Real Madridit u fishkëllua nga tifozët gjatë ndeshjes kundër Valencias
Lexo po ashtu Ylli i Real Madridit u fishkëllua nga tifozët gjatë ndeshjes kundër Valencias

Momentalisht, Ancelotti nuk është nën presion tek Real Madridi edhe pas disfatës që pësuan në shtëpi ndaj Valencias me rezultat 2-1.

Ka një besim në mesin e drejtuesve se ai mund ta përmbysë këtë situatë në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve, ata konsiderohen në mesin e favoritëve për ta mbrojtur titullin që e fituan në qershor të vitit të kaluar./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Thuaji se po gjykon gjithçka në favor të Barcelonës” - ankesa e Bellingham drejt kapitenit në pjesën e parë

“Thuaji se po gjykon gjithçka në favor të Barcelonës” - ankesa e Bellingham drejt kapitenit në pjesën e parë

La Liga
“Ndjej se kam dështuar”, ylli i Real Madridit i zhgënjyer pas humbjes në finale ndaj Barcelonës

“Ndjej se kam dështuar”, ylli i Real Madridit i zhgënjyer pas humbjes në finale ndaj Barcelonës

Ndërkombëtare
Chelsea në kontakt të rregullt me heroin e Barcelonës në Kupën e Mbretit

Chelsea në kontakt të rregullt me heroin e Barcelonës në Kupën e Mbretit

Premier League
Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Premier League
Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

La Liga
Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Sport
Kalo në kategori