LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti pas triumfit në El Clasico: Lojë e shkëlqyer, rezultat i merituar

Ancelotti pas triumfit në El Clasico: Lojë e shkëlqyer, rezultat i merituar

Real Madridi ishte në formë imponuese teksa e mposhti dhe eliminoi Barcelonën të mërkurën në mbrëmje për të siguruar vendin e tyre në finalen e Copa del Rey apo Kupën e Mbretit.

Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu, Los Blancos mposhtën rivalët e tyre në El Clasico 4-0 në ndeshjen e dytë, me golat e Vinicius Jr dhe tri tjera nga Karim Benzema që rezultuan të ishin diferenca.

Carlo Ancelotti ishte i entuziazmuar me paraqitjen e ekipit të tij në Spotify Camp Nou dhe ai besonte se ata prodhuan një performancë të kompletuar.


Notat e lojtarëve, Barcelona 0-4 Real Madrid: Benzema pothuajse perfekt
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Barcelona 0-4 Real Madrid: Benzema pothuajse perfekt

“Kemi luajtur një lojë të shkëlqyer dhe ishte një rezultat i merituar. Ne dolëm shumë mirë në pjesën e dytë, në një lojë shumë të vështirë. Kur patëm mundësi krijuam rrezik në tranzicion”, ka thënë fillimisht Ancelotti pas ndeshjes.

“Kemi dhënë gjithçka, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Vinicius ka respektuar, ai shënoi dhe Benzema gjithashtu është rikthyer. Sot ai ka qenë vendimtar si gjithmonë”, përfundoi trajneri italian.

Xavi nuk përdor lëndimet si justifikim për humbjen trupëruese nga Real Madridi në Copa del Rey
Lexo po ashtu Xavi nuk përdor lëndimet si justifikim për humbjen trupëruese nga Real Madridi në Copa del Rey

Real Madridi do të përballet me Osasunën në finale, e cila do të zhvillohet më 6 maj.

Los Blancos do të kenë shansin për të fituar trofeun e tyre të parë të Copa del Rey që nga viti 2014. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

La Liga
Kalo në kategori