LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti lavdëron Camavingan: Është i kompletuar, mund të luajë kudo

Ancelotti lavdëron Camavingan: Është i kompletuar, mund të luajë kudo

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është i kënaqur me formën e treguar nga mesfushori Eduardo Camavinga në fillim të sezonit, teksa nuk i ka ndaluar lëvdatat për të.

Ancelott ka diskutuar përshtypjet e tij për ish-mesfushorin e Rennes, Camavinga, i cili ka lënë përshtypje të mira në fillim të sezonit.

“Ai ka gjithçka që ju nevojitet për të luajtur për Real Madridin. Ai është shumë i ri dhe nuk është nën presion për momentin sepse kështu është personaliteti i tij”, ka thënë fillimisht Ancelotti.


Fjalët e para të Camavingas si lojtar i Real Madridit
Lexo po ashtu Fjalët e para të Camavingas si lojtar i Real Madridit

“Ai është shumë i lumtur, po flet me shokët e tij të skuadrës dhe po përpiqet të mësojë spanjisht sa më shpejt të jetë e mundur. Ai ka freskinë që vjen me rininë. Pozicioni i tij në fushë është diçka që kam diskutuar me të”.

“Ai ka luajtur gjithmonë si një mesfushor, por ka cilësi. Ai është shumë i shpejtë me top. Ai është një mesfushor i kompletuar dhe mund të luajë kudo në pjesën e mesfushës”.

Cila skuadër është më e mirë, formacioni i Real Madridit me moshë mesatare 31 apo 21.6 vjet?
Lexo po ashtu Cila skuadër është më e mirë, formacioni i Real Madridit me moshë mesatare 31 apo 21.6 vjet?

“Ai sjell cilësinë e tij, që është ajo e një mesfushori të ditëve të sotme. Ai ka cilësi dhe është fizikisht shumë i fortë. Ai nuk është specialist në pozicionin e tij dhe është i aftë të luajë në role të ndryshme”.

“Fakti që ne e kemi atë është një punë e madhe sepse kemi një mesfushor me përvojë, me shumë cilësi dhe rini dhe falë tij, ne tani jemi të kënaqur në atë pozicion”, përfundoi trajneri i Realit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori