LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti kandidat për trajner të Brazilit, derisa Guardiola nuk është i interesuar

Ancelotti kandidat për trajner të Brazilit, derisa Guardiola nuk është i interesuar
(Foto: DetikSport)

Carlo Ancelotti e udhëheq garën për postin e trajnerit të Brazilit, derisa Pep Guardiola duket të mos jetë i interesuar për këtë rol – njofton UOL Esporte.

Tite dha dorëheqje nga Selecao pas eliminimit në çerekfinale të Kampionatit Botëror nga Kroacia.

Mediat braziliane njoftojnë se trajneri i Real Madridit është kandidati kryesor për ta zëvendësuar atë.


Strategu italian ka thënë se pas largimit nga Los Blancos do të pensionohet, megjithatë në bazë të njoftimit, ai kishte shprehur interesim në muajin tetor kur e kishte kontaktuar Federata Braziliane.

Kontrata e Ancelottit në Estadio Bernabeu është valide deri në qershor 2024, prandaj Brazili duhet të gjejë një trajner të përkohshëm për 18 muajt e ardhshëm nëse dëshiron ta presë italianin.

Një opsion ka qenë edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, mirëpo spanjolli duket të mos jetë i interesuar, pasi së fundmi e ka vazhduar kontratën e klubin nga Liga Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Kalo në kategori