Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ofroi një vlerësim të fortë për skuadrën e tij teksa u mund 3-1 nga Barcelona në finalen e Superkupës spanjolle.
Los Blancos nuk ishin në natën e tyre më të mirë në Riad, teksa një Barcelona energjike arriti të fitonte në kryeqytetin e Arabisë Saudite, falë golave të Gavit, Robert Lewandowskit dhe Pedrit.
Kapiteni i Real Madridit, Karim Benzema shënoi një gol ngushëllues, por gara tashmë kishte përfunduar për lojtarët e Ancelottit, pasi ata dorëzuan titullin e tyre.
Ancelotti e di se lojtarët e tij duhet të ndryshojnë shpejt formën e tyre, pas një fillimi të dobët të vitit 2023, ndërsa përgatiten të luftojnë në tre fronte në muajt e ardhshëm.
“Duhet të mësojmë nga kjo, është një moment i vështirë dhe kaq”, ka thënë italiani pas finales.
“Nuk duhet të bëjmë shumë gjëra, e dinim para ndeshjes se skuadra nuk është në maksimumin e saj”.
🏁 FP: @realmadrid 1-3 @FCBarcelona_es
⚽ @Benzema 90'+3'; Gavi 33', Lewandowski 45', Pedri 69'#SuperSupercopa | #Emirates pic.twitter.com/sIxWrJI9xe— Real Madrid C.F. (@realmadrid) January 15, 2023
“Ne duhet të mësojmë dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës. Kjo lojë na ndihmon, pasi ka treguar disa mangësi në lojën tonë”, ka shtuar më tej Ancelotti.
Ndeshja e radhës për Real Madridin është një udhëtim në Kupën e Mbretit në Villarreal më 19 janar përpara se të rikthehet në sfidat e ligës në udhëtim te Athletic Bilbao tri ditë më vonë. /Telegrafi/