Analizë dhe parashikim: Bournemouth - Arsenal

Arsenali do të ketë mision shumë të vështirë si mysafirë i Bournemouthit. Vendi: Dean Court, Bournemouth
Koha: 03 janar (e martë), 20:45
Jack Wilshere nuk do të ketë mundësi luajë kundër skuadrës që e huazojë shkaku i marrëveshjes mes vendasve dhe Arsenalit, ndërsa Josh King do të kthehet dhe do të luajë rolin e numrit 10.
Callum Wilson dhe Adam Smith mund të paraqiten në vend të Benik Afobet dhe Ryan Fraserit.
Arsenal: Mohamed Elneny është i padisponueshëm për shkak të pjesëmarrjes në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe pritet të zëvendësohet prej Francis Coquelinit.
Mesut Ozil, Kieran Gibbs dhe Theo Walcott janë të gjithë në dyshim për Arsenalin, ndërsa Chuba Akpom dhe Danny Welbeck ende po stërviten në palestër.
Santi Cazorla, Mathieu Debuchy, Yaya Sanogo dhe Per Mertesacker përfundimisht nuk do të paraqiten për Gunners.
Arsene Wenger mund të inkuadrojë prej minutës së parë Shkodran Mustafin, Alex Oxlade-Chamberlainin si dhe Granit Xhakën.
Në gjashtë ndeshjet e fundit të Bournemouthit në Ligën Premier janë shënuar më tepër se dy gola.
Arsenal ka fituar tre ndeshjet e fundit kundër Bournemouthit në të gjitha garat.
Arsenal ka shënuar të paktën dy gola në tre ndeshjet e fundit kundër Bournemouth në të gjitha garat.
Arsenali ka realizuar më shumë se dy gola në tre ndeshjet e fundit si mysafirë në Ligën Premier.
Arsenali ka shënuar dy fitore rresht dhe do të shpresojë të triumfojë sërish në katër ndeshjet e fundit si mysafirë, ku tre herë nuk kanë arritur të arkëtojnë tre pikë.
Bournemouth këtë sezon ka treguar lojë të mirë si vendas, por Arsenali po shpreson të arrijë tri fitore të njëpasnjëshme në ligë. /Telegrafi/
Bournemouth 1-2 Arsenal
























































