Dragan Popoviq, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike në Beograd, tha se autoritetet në Beograd po heshtin për konfliktin e armatosur në Banjskë, dhe se “Milan Radoiçiq në Serbi është vetë pushteti dhe deri më tani nuk kemi pasur ndonjë shembull që dikush nga pushteti të jetë gjykuar”.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shtyrë sot seancën e parë për rastin Banjska bazuar në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj 45 personave për terrorizëm dhe krime të rënda.
Duke folur për përvjetorin e Banjskës, Popoviq thekson për “N1“, se në Serbi nuk ka procedura të llogaridhënies ndaj Milan Radoiçiqit dhe se nuk do të ketë kurrë, përderisa siç thotë ai, institucionet janë kapur.
“Milan Radoiçiq është zyrtar i lartë i Partisë Përparimtare Serbe, ai është pjesë e qeverisë së Vuçiqit, ka qenë gjithmonë dhe nuk kam dyshim se është edhe sot, ndaj mendoj se atë duhet parë në atë kontekst. Ai është pjesë e nomenklaturës që sundon këtë vend. Ai është pushteti. Milan Radoiçiq është pushtet për neve dhe deri më tani nuk kemi parë shembuj të gjykimit të njerëzve në pushtet”, ka vlerësuar ai, transmeton Telegrafi.
Popoviq vlerëson se është e pazakontë heshtja që erdhi nga Beogradi në përvjetorin e konfliktit të armatosur mes një grupi të serbëve dhe Policisë së Kosovës në fshatin Banjska të Zveçanit, ku mbetën të vrarë katër persona.
“Arritëm deri në atë masë të normalizonim jonormalen dhe të mësoheshim me faktin se jonormalja është normalja e re, se nuk ka rëndësi që një grup njerëzish të armatosur kreu sulm në Banjskë, se vranë një polic, dhe se e tërë dita ishte një lloj situate gjysmë lufte, që e solli praktikisht të gjithë vendin në prag të luftës. Sipas të gjitha kritereve të mundshme një gjë e madhe, për të cilën dikush duhet të japë përgjegjësi”, thekson ai.
Nga njëra anë, siç thotë ai, kemi Radoiçiqin, të cilit nuk i mungon asgjë dhe ndaj tij nuk po zhvillohet asnjë procedurë, dhe nga ana tjetër, kemi heshtjen e plotë të autoriteteve në Beograd.
“Po të mos ishin veprimet e autoriteteve të Prishtinës, të cilët po e bëjnë sërish për arsyet e tyre, nuk e di nëse dikush do ta kujtonte Banjskën”, theksoi ai.
Siç thotë ai, konflikti në Banjskë nuk është gjë e vogël për Evropën duke pasur parasysh se një rajon ishte në prag të luftës, por edhe Bashkimi Evropian “heshti” për këtë çështje.
“Njerëzit humbën jetën. Janë kaluar disa vija të kuqe. Megjithatë, siç e shihni, edhe nga ana e zyrtarëve të lartë të BE-së, nuk ka këmbëngulje të tepruar për ta shtyrë atë, për të vërtetuar përgjegjësinë penale. Radoiçiq pranoi, ekzistojnë video-incizime, dhe nuk ka shumë dyshime se kush e ka udhëhequr atë sulm. Pra, heshtja nga të gjitha anët na tregon se jemi larg një vendi normal”, saktëson ai, transmeton Telegrafi.
Popoviq foli edhe për fjalimin e Vuçiqit në OKB.
“Më duket se askush nuk ka dilemë se fjalimi i presidentit të Serbisë në OKB është i dedikuar ekskluzivisht për opinionin vendor”, vlerëson Popoviq.
“Dhe jo për të gjithë publikun, por për votuesit e tij. Mendoj se kjo është pjesë e gjithë politikës që ai e ka ndërtuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë dhjetë viteve të fundit, ku po përpiqet të prezantohet si një lloj Tito i vogël, kurse Serbia si një version shumë i reduktuar i RSFJ-së. Dhe ku ne tani kemi një lloj roli të rëndësishëm, ku mund të ulemi në dy karrige ose të balancojmë në mes Lindjes dhe Perëndimit. Pra, sigurisht që e gjithë kjo ka pak lidhje me realitetin, por sigurisht që ka një ndikim në elektoratin e tij, para së gjithash”, shpjegon ai.
Siç thekson ai, presidenti po u drejtohet zgjedhësve të tij dhe po dërgon një mesazh se ai është një lider i madh që duhet t’i qëndrojnë prapa.
“Se ai është ai që tani po lufton atje me Amerikën, me Rusinë, me fuqitë e mëdha dhe në Kombet e Bashkuara. Pra, është një farsë që shërben si një lloj marketingu politik, si çdo gjë tjetër që ai bën”, përfundon ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?