LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Zvarritja e bisedimeve thellon krizën edhe më shumë

Analistët: Zvarritja e bisedimeve thellon krizën edhe më shumë

Pa-vendosmëria e BDI-së për mbështetjen e mandatarit të ri për formimin e Qeverisë së re, sipas analistëve, thellon edhe më tej krizën politike. Petar Arsovski vlerëson se ligjërisht, kjo i mundëson vazhdimin e mandatit të Qeverisë aktuale në afat të pacaktuar kurse në aspektin politik, Maqedonia nuk ka kohë për pritje.

“Zvarritja e BDI-së për të marrë vendim për qeverinë e re ka disa pasoja për momentin. E para është që kriza politike thellohet sepse nuk gjendet ndonjë zgjidhje. E dyta është që Qeverisë aktuale e cila në fakt është delegjitimuar, i zgjatet mandati në mënyrë artificiale që nuk është mirë për shtetin sepse ndryshimet janë gjithmonë të mira. Dhe e treta zvarritja e vendimit nga BDI-ja në fund do të krijojë përshtypjen që ata janë dakorduar me ndonjë parti politike ngaqë e kanë pasur patjetër dhe jo sepse ashtu kanë dashur”, deklaroi për Alsat-M, Petar Arsovski.

Për analistin Arsim Sinani, taktizimi i këtillë i partnerëve të koalicionit qeverisës aktual do të thotë blerje kohë për skadim të mandatit të Prokurorisë Speciale.


“Partitë që qeverisën deri sot dëshirojnë që të fitojnë kohë sepse me këtë përfundon edhe mandati I Prokurorisë Speciale dhe dëshirojnë që të kalojnë sa më lehtë me këtë prokurori. Presidenti Ivanov edhe më tepër e komplikoi situatën me mënyrën se si i ftoi partitë politike dhe në fund nuk mori ndonjë vendim I cili do të kishte qenë efektiv. Pozicioni I BDI-së përballë gjithë kësaj është i gabueshëm dhe kjo tregon se kjo parti nuk është e gatshme që t’i prijë një procesi”, deklaroi Arsim Sinani.

Formim sa më të shpejtë të Qeverisë së re dhe angazhim për zbatimin e reformave urgjente prioritare, ka kërkuar edhe bashkësia ndërkombëtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori