Analistët: Referendumi përcakton izolimin ose integrimin e Maqedonisë
![Analistët: Referendumi përcakton izolimin ose integrimin e Maqedonisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/08/flamuri-MK-780x439.png)
”Maqedonia nuk ka alternativë tjetër për tu bërë pjesë e strukturave euroatlantike pa realizuar referendum të suksesshëm përkatësisht duhet t’i thotë “po” marrëveshjes Maqedoni-Greqi, që parasheh zgjidhjen e kontestit të emrit”.
Kjo ishte porosia e përfaqësuesve të lartë të NATO-s dhe BE-së, drejtuar më shumë presidentit të Maqedonisë dhe partisë maqedonase në opozitë OBRM-PDUKM, që janë kundër marrëveshjes në fjalë, vlerëson Alajdin Demiri ish-diplomat.
Në mbështetje të referendumit, gjatë kësaj javë në Shkup kanë qëndruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kancelari austriak Sebastian Kurz dhe së fundmi të shtunën kancelarja gjermane Angela Merkel.
Demiri thotë se porositë e zyrtarëve të lartë të NATO-s dhe BE-së janë në funksion të ngritjes së vetëdijes së politikanëve të vendit, por edhe vetë qytetarëve para referendumit në mënyrë që ai të dalë i suksesshëm.
“Natyrisht se ekzistojnë struktura të cilat janë anti-NATO dhe anti-Bashkimit Evropian mirëpo ata në mënyrë perfide luajnë rolin formal kinse janë pro strukturave euroatlantike, por realisht ata punojnë kundër, kështu është pozita e presidentit të shtetit i cili në mënyrë permanente bën pengesa këtu është dhe opozita maqedonase që në mënyrë permanente bën ngatërresa dhe porositë e faktorit ndërkombëtarë janë për ata”, thotë Demiri.
Por, Risto Nikoski ish-diplomat, i cili gjithashtu ka qenë këshilltar në kabinetin e presidentit të Maqedonisë konsideron se faktori ndërkombëtarë me pa të drejtë i bën presion Maqedonisë që të ndryshojë, siç thotë, emirin historik të shtetit.
Nikoski thotë se porositë që vijnë nga zyrtarët e lartë të NATO-s dhe BE-së janë në vazhdën e bllokadës kërcënuese që tanimë e kanë thënë disa herë “të zgjidhet çështja e emrit pastaj do të hapen dyert për anëtarësim”.
“Ky ultimatum paraqet nënçmim për shtetin, de fakto vendosen kushte të papërshtatshme dhe mendoj se këto kushtëzime janë turpëruese si për NATO-n ashtu edhe për Bashkimin Evropian”.
“Përsëritja e fluskave të tilla vetëm se dëshmon se ata sillen në mënyrë joligjore ndaj Maqedonisë si shtet sepse në asnjë dokument të tyrin nuk shkruan se një shtet duhet të plotësoj kushte të nënçmuese që të bëhet anëtare e këtyre strukturave”, thekson Risto Nikovski, ish-ambasador.
Sipas tij, sugjerimet e faktorit ndërkombëtar lidhur me referendumin duhet me çdo kusht të shpërfillen sepse nuk janë në interes të Maqedonisë si shtet.
“Ata synojnë që me të gjitha forcat të kalojë referendumi përkatësisht të legjitimojnë kapitullimin që e ka nënshkruar qeveria jonë me marrëveshjen me Greqinë për emrin. Mënyra e vetme që të shpëtojë populli maqedonas është të bojkotohet referendumi”, thotë Nikovski.
Por, ish diplomati shqiptar, Alajdin Demiri, vlerëson se ardhja veçanërisht e kancelares Merkel në Maqedoni duke dhënë porosi të qarta për referendumin paraqet një vizitë historike veçanërisht për shkak të pozitës së saj të lartë si në Evropë po ashtu edhe në botë.
Demiri thekson se mesazhi i saj ishte se Maqedonia si shtet përmes realizmit të referendumit të suksesshëm të orientohet nga integrimet euroatlantike duke u shkëputur tërësisht nga influenca ruse që në masë të caktuar është prezente në vend.
“Porosia është shumë e qartë që Maqedonia të shpëtojë dhe të orientohet kah Bashkimi Evropian dhe kah NATO, që të mos marrë ndonjë kahje tjetër, si alternativë këtu natyrisht mendohet për Rusinë”, thotë Demiri./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re – Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-380x233.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re – Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-380x233.jpg)
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-380x233.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-780x439.jpg)
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re