Përplasjet mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidentit të vendit Hashim Thaçi për heqjen apo pezullimin e taksës dhe për korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi, janë komplet të panevojshme dhe po krijojnë përmasa të një çarjeje fundamentale dhe mbase të parikuperueshme.
Kështu vlerësojnë për Telegrafin njohësit e çështjeve politike në vend.
Analisti dhe njohësi i çështjeve politike Ramush Tahiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kjo përplasje mes dy krerëve është komplet e panevojshme sa i përket çështjes kombëtare dhe shtetit.
Sipas tij, zgjedhja e këtyre çështjeve nuk duhet të bëhet në publik mirëpo përmes institucioneve.
“Është komplet e panevojshme sa i përket çështjes kombëtare dhe shtetit. Presidentit dhe kryeministrit nuk i duhet përplasja publike por i duhet në institucione t’i zgjidhin çështjet. Këto polemika po krijojnë ndjenjën edhe të nivelit të ulët dhe ofendues”, ka thënë Tahiri.
Tahiri theksoi se kjo përplasje duhet të tejkalohet përmes procedurave zyrtare.
“Kjo tejkalohet me procedurë normale, zyrtare. Mund ta marrin iniciativën në Kuvend për njëri apo tjetrin, t’i thërrasin në interpelancë. Përmes interpelancës mund të kërkojnë shkarkimin e njërit apo tjetrit”, ka thënë ai.
Ndërsa analisti Artan Muhaxhiri, tha se personazhet e rëndësishme të skenës politike synojnë të pozicionohen në atë mënyrë që të shfaqen sa më vendimmarrës në raport me epilogun e procesit.
“Periudhat e veçanta politike krijojnë hapësira të mëdha për protagonizëm. Personazhet e rëndësishme të skenës politike synojnë të pozicionohen në mënyrë që të shfaqen sa më vendimmarrës në raport me epilogun e procesit. Etapa e fundit e dialogut me Serbinë konsiderohet mundësi historike për të kontribuar drejtpërdrejt në projektimin e të ardhmes së shtetit të Kosovës, prandaj edhe liderët institucionalë si Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Haradinaj dëshirojnë me çdo kusht të lënë gjurmë të personalizuara të ideve të tyre”, tha ai.
Muhaxhiri po ashtu theksoi se konflikti mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj tashmë ka arritur përmasa të një çarjeje fondamentale dhe mbase të parikuperueshme.
“Dallimet në pikëpamje janë shumë të thella, ndërsa përplasjet retorike tejet të vrazhda, saqë nuk duket aspak realiste të mendohet se ata përnjëherësh do të mund të bëjnë kompromis të atij niveli i cili do të ndikonte në përfarim qëndrimesh”, u shpreh ai
Siç tha Muhaxhiri, edhe Thaçi, edhe Haradinaj janë duke përdorur diskurse populiste, të ngarkuara fjalë të mëdha dhe emocione patriotike, me qëllim ta rrisin peshën e fitores apo relativizmin e humbjes eventuale.
“Ky konflikt e dëmton fuqinë politike të Kosovës, pasi reflekton në devijimin e energjive konstruktive nga pika kryesore, që është beteja me Serbinë në Bruksel, në përçarjet e brendshme kokëforta me mungesë vullnetesh për kërkim të gjetjes së pajtueshmërisë.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me tone të ashpra i ka bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi që të mos mendojë se e mashtron popullin e Kosovës as me korrigjim të lehtë të kufijve, sepse, siç thotë ai, kjo nuk do të ndodhë, ndërsa në anën tjetër presidenti i vendit Hashim Thaçi potencon se çdo mosdëgjim apo kryeneçësi është ana e gabuar e historisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker