Analistët: Patjetër të pastrohet lista zgjedhore, Maqedonia të mos e lëshoj këtë shans

Nëse është kohë e mjaftueshme që deri më tre prill të përfundojë pastrimi i Listës zgjedhore, nënkryetari i KSHZ-së, Rexhep Prekopuca, në emisionin “Rruga e Re” në tv Shenja, tha se KSHZ-ja është e gatshme që ta bëjë këtë deri në afatin e caktuar.
“Punën tonë si KSHZ jemi në gjendje ta kryejmë. Kontrollin në terren jemi në gjendje ta kryejmë”, tha Prekopuca.
Ndërsa kryetari i Asociacionit MOST, Darko Aleksov, shprehu shqetësimin e tij lidhur me transparencën e procesit. Sipas tij, qytetarët duhet të informohen për çdo ditë mbi progresin e kontrolleve të KSHZ-së.
“Një gjë është shumë e rëndësishme, e ajo është transparenca e këtij procesi. Vlerësoj se opinioni publik duhet të informohet për rrjedhën e procesit gjatë ditës së djeshme, që të mos ketë vend për spekulime, pasi kjo do ta bënte procesin të pabesueshëm”, tha Aleksov.
Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, deklaroi se duhet të mobilizohen të gjitha partitë politike, institucionet, si dhe KSHZ-ja, që të arrihet pastrimi i Listës zgjedhore. Sipas tij, ky shans nuk duhet lëshuar në asnjë rast.
“Maqedonia nuk duhet ta lëshojë këtë shans për shkak se kemi hyrë në një proces i cili duhet t’i ndihmojë shtetit që të dalë nga kjo krizë dhe kjo mund të arrihet me Marrëveshjen e Përzhinos. Pra këtë shans duhet ta shfrytëzojnë të gjithë, edhe partitë politike, edhe institucionet edhe KSHZ-ja, dhe të arrijmë që ta pastrojmë Listën zgjedhore. Të jemi të sinqertë, Listë zgjedhore ideale nuk do të ketë”, deklaroi Spasovski.
I pyetur për mbi 124 mijë votuesit e dyshimtë, Prekopuca tha se shumica e këtyre personave janë me qëndrim jashtë vendit.
“124 mijë e 72 persona ka të bëjë me dyshimin se këta a janë jashtë vendit me qëndrim të përkohshëm. Të gjithë nëntë anëtarët e KSHZ-së u pajtuam se nuk ka asnjë dyshim për këta persona se ato kanë të drejtën vote dhe kanë të drejtën të jenë në Listën zgjedhore”, deklaroi Prekopuca.
Sipas Prekopucës, prej 124 mijë votuesve të dyshimtë, 35 mijë janë në njësinë numër gjashtë e që nuk don të thotë se të gjithë janë shqiptar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania