Përderisa Kosova gjendet në prag të fazës finale të dialogut me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, spektri politik në Kosovë ende mbetet i ndarë lidhur me qasjen që vendi duhet ta ketë në këtë dialog.
Partitë opozitare, të cilat në vazhdimësi kanë kundërshtuar dhe vazhdojnë ta kundërshtojnë rolin udhëheqës të presidenti Hashim Thaçi në finalen e procesit të dialogut, kanë dhënë propozime të ndryshme, të cilat sipas tyre do të çonin drejt një uniteti të spektrit politik karshi dialogut.
Politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë, që secila iniciativë, nëse ekziston vullneti i mirë politik, mund të sjellë unitetin e spektrit politik. Por, sipas tij, tash për tash situata duket e paqëndrueshme, sepse raporti i forcave dhe pritjet e secilës parti parlamentare janë të ndryshme. Siç thotë ai, kjo është edhe arsyeja e nismave të partive politike.
“Tash ne kemi disa iniciativa që po dalin në Kuvend dhe në tryezat e partive politike dhe të cilat thërrasin për një unitet. Kemi edhe një platformë edhe nga kryetari i Kuvendit (Kadri Veseli) që të arrihet një unitet. Mirëpo, interesat janë të tilla që nuk po lejojnë hapa praktikë. Gjithashtu, kam përshtypjen, sikur po i frikohen marrjes së përgjegjësisë në këto momente, kur duhet të arrihet një lloj marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë dhe kur vendi duhet t’i plotësojë disa kushte dhe kritere që kërkohen nga Bashkimi Evropian”, theksoi Tahiri.
Analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se qasja e partive opozitare ndaj çështjes së dialogut është problematike, për shkak se secila prej tri partive opozitare kanë qasje të ndryshme. Sipas tij, përderisa tashmë është e dukshme situata në të cilën partitë opozitare nuk pajtohen me partitë në pushtet, në anën tjetër, brenda vet opozitës, situata është e paqartë.
“Logjikisht, do të duhej që së pari, partitë opozitare të pajtohen rreth një platforme të tyre, në kuptimin se çfarë në të vërtetë po kërkojnë, si dhe propozimi i rezolutave të ndryshme, natyrisht se do të mund të çonte drejt këtij pajtimi. Por, unë nuk shoh se kjo mund të arrihet, pikërisht duke pasur parasysh edhe inatet, pse jo edhe individuale, ndërmjet udhëheqësve të partive opozitare, që do ta bëjnë të pamundur një qasje dhe veprim të përbashkët”, tha Mushkolaj.
Por, politologu Tahiri shpreh mendimin se asnjë prej partive politike në Kuvendin e Kosovës, të pushtetit dhe opozitës, në raportin e tanishëm të forcave, nuk dëshiron ta marrë përgjegjësinë për drejtimin e procesit të dialogut. Prandaj, sipas tij, ato po blejnë kohë.
“Secila parti dëshiron që ta udhëheqë procesin dhe që ky proces t’i sigurojë vota në zgjedhjet e ardhshme. Mbi këtë bazë, të gjitha nismat janë për të blerë kohë. Të gjitha nismat janë që të bëjnë ristrukturimin e brendshëm dhe të gjitha nismat, tash faktikisht, dalin që po e pengojnë unitetin ose që dëshirojnë t’ia lënë përgjegjësinë vetëm koalicionit qeverisës, i cili nuk i ka votat e mjaftueshme për proceset madhore të Kosovës. Ndërsa, uniteti, kur të vjen koha që të kërkohet në Kuvend, nuk do t’i marrë dy të tretat e votave”, u shpreh Tahiri.
Ndërkaq, analisti Mushkolaj, thekson se mosarritja e një uniteti të partive opozitare, i lë hapësire presidentit që të kërkojë nga opozita që ta ndjekë atë dhe ta legjitimojë në krye të procesit.
“Partitë opozitare, njësoj sikurse edhe partitë tjera që janë aktualisht në pushtet, janë votuar nga qytetarët që të marrin përgjegjësi dhe jo për t’i ikur përgjegjësisë. Natyrisht që kur flasim pastaj për propozimet që duken se janë larg njëra – tjetrës, në kuptimin e një unifikimi ose të arritjes së një konsensusi brenda opozitës, vërtetë krijohet përshtypja se opozita nuk është e interesuar që konkretisht të jetë pjesë e procesit. Unë e shoh një përpjekje të opozitës për të mos marrë përgjegjësi dhe për ta lënë, këdo qoftë që mund ta udhëheqë dialogun, që të dështojë. Kjo qasje, për mua, është e gabueshme”, theksoi Mushkolaj.
Sidoqoftë, përderisa partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar që para dialogut të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, në mënyrë që të fitohet një legjitimitet i plotë përfaqësues, partia tjetër opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar që të ndërpritet formati aktual i dialogut me Serbinë.
Kjo parti, gjithashtu ka propozuar që askush të mos i negociojë çështjet e brendshme të Kosovës, të ketë reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë, reciprocitet i të drejtave të popullit shqiptar në Serbi me popullin serb në Kosovë, padi ndaj Serbisë për gjenocid, si dhe që presidenti Thaçi të mos e udhëheqë procesin e dialogut.
Së fundmi, Partia Socialdemokrate, ka propozuar një rezolutë në Kuvendin e Kosovës, me të cilin do të kërkohet që përgjegjësinë për dialogun ta ketë Kuvendi i Kosovës, i cili me dy të tretat e votave do ta miratonte platformën shtetërore për dialogun dhe me votim të njëjtë do t’i jepte mandatin edhe bartësit të procesit. Gjithashtu, është propozuar që një Komision parlamentar për mbikëqyrjen e dialogut, të cilin do ta drejtonte opozita.
Debati për këtë rezolutë të propozuar nga partia Socialdemokrate, pritet të vazhdojë në Kuvendin e Kosovës, në seancën e ardhshme./rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri