Për momentin në Maqedoni nuk ekziston kapacitet i thellë politik i cili do të zgjidhte krizën e cila po thellohet edhe më shumë me kalimin e afatit për shpalljen e zgjedhjeve lokale. Kjo situatë madje mund të reflektojë edhe në dhunë qytetare por edhe ndëretnike. Kështu vlerësojnë ish-kryetari i Kuvendit, Stojan Andov dhe analisti politik Ismet Ramadani. Analisti Ramadani madje nënvizon se tanimë vetëm faktori ndërkombëtar mund të zgjidh situatën e krijuar, përmes etiketimit të drejtpërdrejtë të thelluesve të krizës.
“Do të kemi porosi më të theksuara më direkte dhe definitivisht me emër dhe mbiemër të izolohen dhe të përdoren të gjitha mekanizmat për kryetarin e shtetit, për ish-kryeministrin Gruevski dhe të tjerëve të cilëve shtetin me vetëdije duan ta fusin në një turbulencë e cila do të ketë pasoja, sepse gjithçka mund të kalojë në dimensionin e destabilizimit”, ka thënë Ismet Ramadani, analist politik.
Ish-kryetari i Kuvendit, Stojan Andov, deklaron se me zvarritjen e shpalljes së zgjedhjeve lokale, edhe udhëheqësit e komunave por edhe ato të pushtetit qendror janë të pavlefshëm. Andov thotë se kriza është bërë infektim dhe tani e bllokon Kuvendin, ka bllokuar presidentin dhe gjithë udhëheqësinë e shtetit. Andov deklaron se patjetër duhet të bëhet hapi i parë për zgjidhjen e krizës, pasi nëse ajo zgjatet mund tu kushtojë qytetarëve me jetë, raporton TV Shenja.
“A do të reflektojë edhe me jetë, po do të reflektojë me jetë si jo, do të jetë keqë. Unë shpresoj se nuk do të vijë në përleshje ndëretnike për shkak se problemi kryesor është mes partive politike maqedonase, mes atyre që votuesit i kanë maqedonas. Ata duhet ti bëjnë hapat e parë. Sipas meje hapi i mirë dhe i parë do të ishte të largohen disa dyshime nëse nuk kanë bazë, dhe Zaev ta publikojë marrëveshjen që e ka bërë me partnerët, të shihet se çka ka pranuar dhe çfarë jo, e kështu me radhë”, ka thënë Stojan Andov, ish-kryetar i Parlamentit.
Andov nënvizon se Kuvendi duhet patjetër të rikonstituohet, pasi konstituimi i tij nuk është vetëm verifikimi i mandateve por edhe zgjedhje e trupave të domosdoshëm dhe kryetarit të Kuvendit, ndërsa këtë mund ta arrijnë shumica e deputetëve të cilët kanë të drejta dhe obligime të posaçme dhe mund të formojnë Qeveri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze