LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Në LDK ka filluar lufta për kreun e partisë, Preshevën po e përdorin për qërim hesapesh

Analistët: Në LDK ka filluar lufta për kreun e partisë, Preshevën po e përdorin për qërim hesapesh

Çështja e shkëmbimit të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë ka nxitur përplasje në mes të zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Ka qenë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe deputetja Vjosa Osmani të cilët janë përplasur keq mes vete rreth çështjes së shkëmbimit të territoreve.

Haziri ka deklaruar se Lugina e Preshevës do të jetë Kosovë, ndërsa Osmani ka thënë se është kundër ndarjes së Mitrovicës.

Vjosa Osmani i përgjigjet Lutfi Hazirit: Jam bijë e Mitrovicës, marre ju qoftë atyre që i bëjnë argat ndarjes së Kosovës
Lexo po ashtu Vjosa Osmani i përgjigjet Lutfi Hazirit: Jam bijë e Mitrovicës, marre ju qoftë atyre që i bëjnë argat ndarjes së Kosovës


Rreth këtyre përplasjeve në LDK njohës të çështjeve politike e shohin këtë si luftë për të marrë kreun e partisë.

“Në LDK ka filluar lufta për të marrë kreun e partisë. Fatkeqësisht, Lugina e Preshevës po keqpërdoret nga zyrtarë të LDK-së për qërim hesapesh partiake dhe përfitim poenësh partiakë. Gara do të duhej bërë duke prezantuar platforma e ide, e jo duke u marrë me Preshevën dhe duke përdorur një gjuhë aspak të denjë për zyrtarë të lartë të një partie”, ka thënë Imer Mushkolaj për Telegrafin.

I pyetur rreth asaj se sa ka gjasa që në Kuvendin e radhës zgjedhor të LDK-së, të përsëritet skenari i 2006 ku u përleshen mes vete me karrige, Mushkolaj tha se deri atëherë pritet të ketë përplasje të tjera.

“Deri në kohën kur mbahet kuvendi i radhës i LDK-së pritet të ketë edhe përplasje të tjera, që do të vijnë duke u shtuar”, tha Mushkolaj.

Në anën tjetër, analisti Fadil Lepaja ka thënë se përçarjet që po ndodhin në PDK po reflektohen edhe në LDK. Sipas tij, presioni i presidentit Hashim Thaçi është shkaktari kryesor i gjendjes brenda LDK-së.

Lutfi Haziri sulmon fort Vjosa Osmanin: "Nusja e Preshevës po shet men te Boletini i Kosovës"
Lexo po ashtu Lutfi Haziri sulmon fort Vjosa Osmanin: "Nusja e Preshevës po shet men te Boletini i Kosovës"

“Mendoj se në mënyrë paradoksale përçarjet në PDK po reflektohen edhe në LDK. Presioni i presidentit, i cili po e shfrytëzon një ide të hedhur nga z.Haziri dhe të tjerët në LDK po i sjellë në situatë që pjesa tjetër e LDK-së të gjej kundërshtimin si agjendë të veten të re, duke marrë kështu iniciativën edhe brenda LDK-së, në momentet ku po luhet paraloja e zgjedhjes së kryetarit të LDK-së, që pritet të ndodhë vitin e ardhshëm”, u shpreh Lepaja për Telegrafin.

Ai më tej ka shtuar se kjo mund të jetë edhe paralajmëruesi i zgjedhjeve të reja, pasi që sipas tij kemi bllokadë në Kuvend dhe në këto raste gjithnjë ka angazhime të përçahet LDK-ja, e cila sipas tij, aktualisht është partia më e fuqishme në Kuvend.

“Sido që të jetë shumë çka në muajt e ardhshëm varet prej kompaktësisë, qartësisë apo dinamikës në LDK dhe aktivizimi i grupeve si me sustë, tregon për vijat jashtë LDK-së dhe brenda kësaj partie. Do të jetë në urtinë e kryetarit aktual se si do të rrjedhin proceset në këtë parti me apo pa karrige. Kjo varet nga rreshtimi i vet atij”, tha Lepaja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori