Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të kërkojë falje për deklaratën fyese që pati bërë ditë më parë në drejtim të liderëve të Kosovës, ku tha se “janë njerëz të dalë nga mali”.
Analistët politik thonë se deklarata e saj flet shumë për nivelin e saj duke e quajtur deklaratën si nënçmim ndaj udhëheqjes së Kosovës.
Politologu Ramush Tahiri në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se Brnabiq i është drejtuar pa të drejtë udhëheqjes së një vendi, i cili është shtet sovran dhe i pavarur.
Sipas tij, ajo dëshiron ta zbus deklaratën e saj duke mos pasur kurajë të kërkoj falje, që siç thotë Tahiri, Brnabiq ka thënë se dëshiron të bisedoj me profesorë dhe intelektual, por ata nuk vijnë në shprehje në Kosovë.
“Brnabiq sillet me nënçmime ndaj udhëheqjes së Kosovës, pa marr parasysh kush janë dhe thotë që janë udhëheqje nga mali në kuptim të pagdhendur. Ajo dëshiron ta zbus konstatimin e vet duke mos pasur kurajë të kërkoj falje, dhe thotë që kish dëshiruar të bisedojë me profesorë dhe intelektual, por ata nuk vijnë në shprehje në Kosovë. Sipas saj i vjen shumë keq që duhet të bisedoj me Ramush Haradinaj”, ka thënë ai.
Siç u shpreh Tahiri, po ta bënte këtë gjë Kosova sigurisht do të kishte reagime edhe nga ndërkombëtarët, gjë të cilën tek Brnabiq nuk e kanë bërë.
“Ky është një nënçmim. Por edhe që po ta bënte Kosova ndaj Serbisë këtë gjë sigurisht që do të kishin reaguar edhe të huajt edhe ndërkombëtarët, sepse kjo do të ishte paragjykuese. Por tek ajo nuk po reagojnë”, potencoi Tahiri.
Edhe analisti politik Belul Beqaj, ka theksuar se kur fyerja shndërrohet në qëndrim politik tregon nivelin e kulturës politike të asaj politike.
“Kjo flet më shumë për nivelin e saj dhe mbështetësve të asaj politike, se sa për ata që ajo konsideron se kanë dal nga mali. Fundja, çfarë paraqesin ata që kanë dialoguar me “njerëzit që kanë dalë nga mali”. Nëse Hashim Thaçi është Tarzani Kosovës, kush janë ata me të cilët ka dialoguar? “, ka thënë Beqaj.
Ndryshe, ndaj këtyre deklaratave kanë reaguar institucionet e Kosovës, duke e quajtur një deklaratë skandaloze dhe duke kërkuar reagim nga Bashkimi Evropian (BE). Poashtu për këtë ka nisur edhe një fushatë kundër saj në Twitter me hashtagun “Njerëzit nga mali” dhe “Fjalë për fjalë të shfaqur nga mali” iniciativë kjo e nisur nga qytetarë të ndryshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025