Në dekadën e dytë të çlirimit të saj, Kosova nuk ka shumë arsye për çka të krenohet dhe të festojë. Pavarësisht se kanë kaluar 20 vjet nga çlirimi, qytetarët e Kosovës po gjejnë vende tjera alternative për të jetuar.
Analisti politik, Behlul Beqaj, thotë se derisa para dy dekadave qytetarët e Kosovës ishin të detyruar të boshatisin vendin për shkak të sulmeve serbe, sot janë të detyruar të veprojnë njëjtë për shkak të udhëheqësve të vendit.
“Fatkeqësisht ne pas 20 viteve jemi në situatë që të përjetojmë një boshatisje të Kosovës, për shkaqe tjera, jo tash për shkak të dhunës serbe, por për shkak të mos gjeturisë, mos aftësisë, pa ndershmërisë së lidershipit politik, i cili nuk krijoi parakushte ekzistenciale që së paku rinia, e cila duhet të jetë shtytja, lokomotiva e shtetndërtimit të mos kërkojë zgjidhje jashtë Kosovës, por të kërkojë hapësirë në shtetndërtimin, dhe se fakti që shumica prej tyre po e boshatisin Kosovën, kemi të drejtë dhe nuk kemi shumë arsyeje që të festojmë”, thotë Beqaj.
Beqaj thotë se në 20 vjetorin e lirisë, Kosovës po i kontestohet edhe shtetësia dhe për këtë bën fajtorë liderët e vendit.
“Kosova është në udhëkryq të shkojë përpara pa këtë lidership, i cili e ka kontestuar vet shtetin dhe po i konteston gjithë ato krime, për faktin se ia ka dhënë hapësirën Serbisë për këtë. Dhe të krijohet një hapësirë e re në sipërfaqe të del një lidership politikë i ri, i cili nuk i ka ngarkesat nga e kaluara dhe nuk është ngrit as mbi ligjin, as mbi shtetin, por është në funksion të shtendërtimit dhe interesave të mirëfillta të qytetarëve dhe shtetasve të Kosovës”, shton Beqaj.
Sa i përket vizitës së ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe ish-sekretares amerikane të shtetit Madeleine Albright, Beqaj thotë se duhet të vlerësohet kontributi i tyre, por sipas tij Kosova nuk obligohet që të bëhet servil, edhe në rastet e përpjekjeve të cilat e dëmtojnë shtet ndërtimin e Kosovës.
Ndërsa për Krenar Shalën, ardhja e miqve amerikanë për të festuar 20 vjetorin është një lajm i mirë, sepse Kosova pas shpalljes së Pavarësisë, nuk ka qenë më në agjendë ndërkombëtare.
“Prej kur është shpallur Pavarësia e Kosovës, pra që 11 vite, rastet janë të rralla, kur vijnë delegacione të rëndësishme për të vizituar Kosovën. Njëra ndër arsyet është për shkak se nuk është në agjendë ndërkombëtare çështja e Kosovës dhe e dyta është për shkak të zhgënjimit që ka bashkësia ndërkombëtare lidhur me ecurinë e zhvillimeve politike, ekonomike në Kosovë”, thotë Shala.
Ndërsa si arsye të vetme që mund të festojnë qytetarët e Kosovës, sipas Shalës janë sukseset në sport.
Para 20 vitesh, më 12 qershor të vitit 1999 ushtarët e NATO-s kanë hyrë në Kosovë pas 78 ditë bombardime nga ajri.
Pas hyrjes së NATO-s filloi edhe largimi i forcave serbe nga Kosova. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker