Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dusan Janjiq dhe deputeti i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, në emisionin “Ura” të Radio Evropa e Lirë kanë komentuar zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me dialogun Kosovë-Serbi dhe idenë për shkëmbimin e territoreve.
Ata kanë folur edhe lidhur me dyshimet e hedhura në opinion se po zhvillohen negociata sekrete midis Prishtinës dhe Beogradit.
“Nuk di asgjë për negociatat sekrete, ndoshta për këtë edhe janë sekrete, por unë shoh se në opinion ka dalë shumëçka nga ajo që është thënë. Kështu e shpjegoj nervozizmin e atyre që në negociata kanë bërë diçka tjetër, e krejt diçka tjetër kanë thënë publikisht. Duket se më së tepërmi janë lodhur rreth asaj se ku do të vendosen kufijtë”, tha Janjiq.
Ndërsa, Ilir Deda, mendon se këto nuk janë negociata sekrete. “Në 12 muajt e fundit, Thaçi dhe Vuçiq u takuan dhe diskutuan për demarkacionin etnik. Këto bisedime nuk janë zhvilluar vetëm në Bruksel në prani të zonjës Mogherini, e cila i mbështet këto, por edhe në vende të tjera perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, ku është biseduar me disa ish-diplomatë”, tha Deda, përcjell Telegrafi.
Janjiq mendon se në qoftë se Thaçi dhe Vuçiqi kanë bërë diçka tjetër dhe jo vetëm verifikimin e hipotezave të tyre, atëherë kanë dalur jashtë formatit të dialogut të Brukselit dhe kanë hyrë në ujëra të tjera.
“Përfshirja e shumë njerëzve është e dukshme. Ata, me sa duket, nuk e mësuan leksionin nga Jugosllavia, ish-Bashkimi Sovjetik dhe Evropa Lindore. Sikur po duan të provokojnë përsëri konflikte etnike në Ballkan”.
Lidhur me qëndrimin e presidentit Thaçi se është kundër ndarjes së Kosovës, por proklamon korrigjimin e kufijve dhe bashkimin e Luginësë së Preshevës me Kosovën, Deda thotë “Thaçi përdor eufemizmin – korrigjimi i kufirit.
“Një ish-diplomat me ndikim evropian e këshilloi atë që të përdor atë term, në vend të fjalës ndarje, sepse fjala korrigjim nuk tingëllon aq e keq sa ndarje. Thaçi është shumë jo serioz. Ai jep pothuajse çdo ditë deklarata kontradiktore dhe të palogjikshme. Ai është i izoluar politikisht, pasi asnjë parti politike në Kosovë, as partia e tij e mëparshme, nuk përkrah ndonjë ndryshim të kufijve”, tha Deda, duke përmendur faktin se opozita në Kosovë së shpejti do të dorëzojë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar pozicionin e Presidentit, deklaratat e të cilit i quan tërësisht të papërgjegjshme “dhe jo vetëm që shkelin Kushtetutën e Kosovës, por edhe përhapin frikë në mesin e shqiptarëve që jetojnë në veri të lumit Ibër dhe në Luginën e Preshevës, si dhe në mesin e serbëve në veri dhe në jug të Ibrit”.
“Duhet ta ndalim këtë lojë të dy presidentëve, të cilët, në qoftë se do të kenë sukses në qëllimet e tyre, do të shkaktojnë jo vetëm zhvendosjen e familjeve dhe viktima në njerëz në Kosovë dhe në Serbi, por do ta destabilizojnë tërë Ballkanin”.
Derisa Daçiq këmbëngul vazhdimisht në ndarjen e Kosovës, kurse presidenti Vuçiq flet për demarkacionin, sipas Dushan Janjiqit “në zbatimin e idesë së Vuçiqit për ndarjen e popullatës dhe territoreve, secili e ka detyrën e vet”.
“Derisa ministri i Jashtëm Daçiq flet për ndarjen, Aleksandar Vulin – ministër i Mbrojtjes, mbështet ndryshim të kufijve në Ballkan, në mënyrë që, siç thotë ai, të ndal ekspansionizmin ‘shqiptaro-madh’ dhe imperializmin. Megjithatë, kjo strategji e Vuçiqit tashmë ka filluar të dështojnë, sepse kundër saj është unike Kisha, opozita pro-ruse dhe pro-evropiane. Askush nuk dëshiron luftë, askush nuk dëshiron zhvendosje të dhunshme. Megjithatë, unë nuk mendoj se do të ndalojë këtë lojë shpejt. Mendoj se kjo lojë tani po i shërben Vuçiqit që në atmosferën e frikës të organizojë zgjedhje të jashtëzakonshme në nëntor”, tha Janjiq.
Ndërsa, Ilir Deda mendon se nuk është në lojë shkëmbimi i territorit, që Kosova ta marr Luginën e Preshevës në këmbim për veriun e Kosovës?
“Kjo, sigurisht, nuk është në lojë. Ky është edhe një lojë e Thaçit… Thaçi mund të flasë çka të dojë, … por Thaçi nuk mund të vizatojë harta të reja, as të nënshkruajë ndonjë marrëveshje me Serbinë pa miratimin e Kuvendit, që kurrë nuk do t’ia japë”.
Në fund Deda dhe Janjiq thanë se janë të sigurtë që nuk do të ketë këmbim territoresh as korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht