Ana emocionuese e futbollit: Fëmija portugez ngushëllon tifozin francez (Video)

Tifozët francezë nuk e kanë pritur aspak mirë humbjen e kombëtares së tyre në finale të ‘Euro 2016’.
Franca konsiderohej favorit përballë Portugalisë dhe gjithçka ishte bërë gati për festë. Mirëpo, portugezët ua prishën planet duke i mposhtur me rezultat 1-0 pas vazhdimeve.
Dhe shumë tifozë nuk kanë mundur t’i mbajnë lotët pas humbjes. Ashtu ka bërë edhe protagonisti në videon e mëposhtme.
Por, atij i është afruar një fëmijë portugez për ta ngushëlluar dhe natyrisht se është pritur mirë nga francezi. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































