Ana Ejupi u largua të premten nga Big Brother VIP Kosova 3.

Ajo ka lënë përgjysmë garën dhe çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, i cili pritet të bie akoma për shkak të sfidave të banorëve.


E njëjta veç lojës brenda shtëpisë krijoi edhe një lidhje me këngëtarin Kevin Edmond.

Screenshot 4 33 Foto: Screenshot/YouTube

Teksa në fillim mori një mesazh nga familja për raportin me artistin, ajo vendosi që të dëgjojë zemrën.

Pak para daljes, ata shkëmbyen puthjen e parë në buzë, gjersa po shijonin pishinën së bashku.

Screenshot 5 29 Foto: Screenshot/YouTube

E pas largimit nga BBVK, Ana ka folur për herë të parë për të dhe pasiguritë që kishte.

Ish-banorja theksoi se familja e saj e duan atë dhe kanë biseduar me të ëmën e tij.

Veç tjerash, ajo tha gjithashtu se ruan raporte të mira me nënën e Kevinit dhe të tjerët. /Telegrafi/