Piktura e Amy Winehouse është vendosur në murin e jashtëm të lokalit të saj të preferuar “The Hawley Arms” në Candem.

Këngëtarja legjendare është pikturuar në një kopsht anglez, e ulur në një stol, me disa lule të verdha në sfond dhe një cigare në dorë.


amy 2

Në këtë pikturë madhështore Amy është përshkruar me shumë të drejtë si ‘Britannia’, një ikonë romake për Britaninë e Madhe.

Piktura është realizuar nga piktori anglez Reuben Dangoor.

Reuben ka publikuar foton në Instagram dhe shkruan “Amy na mungon shumë. Legjenda e vërtetë e skenës muzikore”. /Telegrafi/

amy 1