Please enter at least 3 characters.

Zyrtarët amerikanë të sigurt se Irani rrëzoi aeroplanin e pasagjerëve, ku humbën jetën 176 persona

2020/01/3b0271ed-0ac7-4a25-bd07-ca58d4ee20fd-scaled.jpg
485:"TEHRAN, Jan. 8, 2020 -- Rescuers work at the air crash site of a Boeing 737 Ukrainian passenger plane in Parand district, southern Tehran, Iran, on Jan. 8, 2020. All the passengers and crew members on board the Boeing 737 Ukrainian passenger plane that crashed near Tehran Imam Khomeini International Airport on Wednesday morning are confirmed dead, official Islamic Republic News Agency reported. (Photo by Ahmad Halabisaz/Xinhua via Getty) (Xinhua/Ahmad Halabisaz via Getty Images)
31:"Xinhua News Agency/Getty Images

Zyrtarët amerikanë janë të sigurt se Irani goditi një aeroplan pasagjerësh, disa orë pas sulmit që Irani bëri në objektivat e SHBA-së më herët këtë javë, raporton CBS News, transmeton Telegrafi.

Aeroplani i aviokompanisë ukrainase u rrëzua të mërkurën menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Teheranit, me c'rast humbën jetën 176 personat në bord.

Shërbimet e inteligjencës amerikane u thanë CBS News se kapën sinjalet për një ndezje të një radari. Satelitet amerikanë zbuluan gjithashtu dy lëshime raketash tokë-ajër, të cilat ndodhën pak para rrëzimit të aeroplanit.

Zyrtarët federale u njoftuan për inteligjencën të enjten. Një burim i CBS News tha se duket se pjesë të raketave u gjetën pranë vendit të përplasjes.

Ky është një lajm në zhvillim dhe do të azhurnohet.