Zyrtare: Xhemajli i bashkëngjitet Parmës
31/08/2009
Faqja zyrtare e klubit fcparma.com shkruan se tetovari do t’i bashkëngjitet Parmës në formë huazimi, me mundësinë që në fund të sezonit Parma ta blejë gjysmën e kartonit të tij.
Si shkëmbim për shqiptarin me pasaportë zvicerane, Torino do ta marrë po ashtu në formë huazimi, sulmuesin Daniele Vantaggiato.


