Zyrtare: Watford konfirmon emërimin e Hodgson si trajner
25/01/2022
Watford ka konfirmuar Roy Hodgson si trajner të tyre të ri, pas shkarkimit të Caludio Ranierit.
Trajneri i njohur anglez ka nënshkruar një marrëveshje fillestare gjashtëmujore.
Hodgson zëvendëson Claudio Ranieri, i cili u shkarkua të hënën pas tre muajsh e gjysmë në krye të skuadrës, pasi Watfordi ishte në vendin e 19-të në renditje, dy pikë larg sigurisë.
Ish-trajnerit të Crystal Palace dhe Anglisë i bashkohet ndihmësi i tij Ray Lewington, i cili kthehet në Watford pasi drejtoi klubin nga viti 2002 deri në 2005.
Ndeshja e parë e Hodgson në krye do të jetë një përplasje e madhe pasi Watford udhëton me Burnley të shtunën më 5 shkurt./Telegrafi/


