Zyrtare: Valencia transferon Gameiron
13/08/2018
Kevin Gameiro është lojtari më i ri i skuadrës spanjolle, Valencia.
Valencia ka nënshkruar tashmë me sulmuesin francez, Gameiro, i cili do të jetë i tyre deri në vitin 2021, ndërsa shifra e transferimit nuk është bërë publike.
Njoftimin e marrëveshjes e kanë bërë të dyja skuadrat, sikurse Valencia ashtu edhe Atletico Madridi.
"Kevin Gameiro është transferuar te Valencia".
"Francezi u bashkua me Atleticon në verën e vitit 2016 dhe bëri 82 paraqitje për klubin tonë, duke shënuar 27 gola", thuhet në njoftimin e klubit madrilen.
Me transferimin e tij në Mestall u ndje i lumtur edhe vet francezi.
"Kam pritur kohë të gjatë për të ardhur te Valencia", ishin fjalët e para të Gameiros. /Telegrafi/


