Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Ulpiana nënshkruan me sulmuesin Bebeto

2022/01/Bebeto.jpg

Klubi nga Lipjani, Ulpiana ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me sulmuesin nga Senegali, i njohur si Bebeto.

Ulpiana, e cila militon në Superligën e Kosovës ka konfirmuar edhe transferimin e pestë brenda afatit kalimtar të janarit.

Lipjanasit kanë nënshkruar me qendërsulmuesin senegalez, Bebeto, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe në Superligën e Turqisë.

Postimi i Ulpianës pa ndërhyrje MIRË SE VJEN BEBETOQendërsulmuesi Senegalez së fundmi ka luajtur në Kamerun, ndërsa në të kaluarën ai bëri karrierë edhe në Superligën e Turqisë tek Gazientep si dhe në Hungari, Rumani e Qipro.Bebeto tashmë është duke u stërvitur me ekipin në parapërgaditjet që ULPIANA po i zhvillon në Antalya të Turqisë./Telegrafi/