Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Serie A konfirmon rregullin me pesë zëvendësime

2020/06/GettyImages-1208206695.jpg
226:"FERRARA, ITALY - FEBRUARY 22: A official ball of serie A is displayed during the Serie A match between SPAL and Juventus at Stadio Paolo Mazza on February 22, 2020 in Ferrara, Italy. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)
12:"Getty Images

FIGC ka njoftuar se klubet në Serie A do të mund të kryejnë deri në pesë zëvendësime për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Ky vendim vjen si pjesë e një vendimi të përkohshëm nga Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), i krijuar për të ndihmuar klubet që të rifillojnë edicionet e tyre përkatëse pas pezullimit nga coronavirusit.

Sidoqoftë, një deklaratë e lëshuar nga FIGC, shkruhet se zëvendësimet mund të kryhen në tri intervale.

Aaron Ramsey në duel me Bastonin (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images )

Në rast se të dy skuadrat ndërrojnë lojtarët në të njëjtën kohë, kjo do të llogaritet një nga tre intervalet.

Nga ana tjetër, klubeve do t'u jepet një mundësi e katërt për të bërë një zëvendësim në Kupën e Italisë nëse ekipet shkojnë në kohë shtesë.

Cristiano Ronaldo (Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

Vendimi do të zgjasë deri në fund të sezonit 2019-20, i cili rifillon më 20 qershor. /Telegrafi/