Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Schalke transferon kapitenin e Sevillas (Foto)

2016/07/coke-e1469968791364.jpg

Coke është futbollisti më i ri i skuadrës gjermane, Schalke.

Schalke ka konfirmuar se Coke ka nënshkruar nga Sevilla për një tarifë të pazbuluar pasi ka kaluar testet mjekësore.

Megjithatë, sipas medieve spanjoll, ky transferim i ka kushtuar shumë lirë skuadrës gjermane, pasi flitet për një shumë rreth pesë milionë euro.

Ndryshe, mbrojtësi i djathtë spanjoll ishte njëri nga lojtarët kryesor të Sevillas këto vitet e fundit, duke shënuar edhe në finalen e Ligës së Evropës ndaj Liverpoolit.

Pas këtij largimi, skuadra spanjolle e mendon Gabriel Mercadon si zëvendësues. /Telegrafi/