Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Pique pensionohet nga Kombëtarja e Spanjës

2018/08/Pique-Spanja.jpg
223:"SOCHI, RUSSIA - JUNE 15: Gerard Pique of Spain reacts during the 2018 FIFA World Cup Russia group B match between Portugal and Spain at Fisht Stadium on June 15, 2018 in Sochi, Russia. (Photo by Maddie Meyer/Getty Images)
12:"Getty Images

Kapiteni i tretë i Barcelonës, Gerard Pique, u shfaq para mediave përpara takimit ndaj Sevillës për Superkupën e Spanjës dhe shpjegoi vendimin e tij për të larguar nga kombëtarja spanjolle.

Pas legjendës Andres Iniesta, tani edhe Pique ka vendosur të pensionohet dhe nuk do të jetë më e përfshirë me Spanjën pas Kupës Botërore të verës.

"Unë fola me Luis Enrique disa ditë më parë", ka thënë fillimisht Pique në konferencën për shtyp.

"Ai më thirri dhe i thashë atij se vendimi im për tu larguar ishte bërë pak kohë më parë".

Pique gjatë konferencës për shtyp (Foto: Marca)

"Jam i lumtur se si shkoi karriera ime ndërkombëtare".

"Tani dua të përqendrohem te Barcelona", përfundoi mbrojtësi spanjoll.

Pique ka fituar Kupën e Botës me Spanjën (Getty Images)

Ndryshe, 31-vjeçari Pique ka zhvilluar 102 ndeshje zyrtare me Spanjën duke shënuar edhe pesë gola.

Pique me kombëtaren e Spanjës ka fituar edhe një Kampionat Botëror në vitin 2010 dhe një Kampionat Evropian më 2012. /Telegrafi/