Zyrtare: Peja përjashtohet nga Superliga
21/05/2015
Komisioni disiplinor ka aprovuar propozimin e komesarit të garave për të përjashtuar klubin pejan pasi nuk u shfaq në fushë për të luajtur pjesën e mbetur të finales së tretë ndaj Prishtinës.
Klubi pejan është gjobitur edhe me 2 mijë euro ndërsa përfaqësuesi zyrtar i Pejës, Gazmend Pupovci është suspenduar për një vit me ndalim të ushtrimit të detyrës.
Komesari i Garave në Federatën e Basketbollit të Kosovës të martën vendosi që Sigal Prishtina të shpallet kampion i ETC Superligës. /Telegrafi/


